Mahmoud Barakat
21 Tetor 2019•Përditësim: 21 Tetor 2019
SHBA-të kanë filluar tërheqjen nga bazat ushtarake në provincën verilindore siriane Al-Hasakah në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky hap vjen pas tërheqjes së trupave të fundit nga qytetet Rakka, Ayn Al-Arab (Kobani) dhe Ain Issa në veri të Sirisë.
Sipas burimeve lokale, forcat amerikane filluan të dielën vonë tërheqjen e trupave nga Ash Shaddadi, Life Stone (Istirahat Al-Wazir) dhe bazat ushtarake Mali Abdulaziz dhe dy pika të tjera ushtarake në provincën e okupuar nga grupi terrorist YPG/PKK.
Trupat u tërhoqën përkohësisht në bazën ushtarake Tal Beydar në veriperëndim të provincës Al-Hasakah para se të transferoheshin në veri të Irakut përmes vendkalimit kufitar Semalka.
Pas tërheqjes, avionët amerikanë goditën bazën ushtarake Mali Abdulaziz, e cila ka sisteme radari, theksuan burimet.
Deri më tani, SHBA ka evakuuar katër baza dhe dy pika ushtarake në provincën Al-Hasakah dhe pritet të tërhiqet së shpejti nga Rmelan, baza e tij e fundit në provincë.
Forcat amerikane filluan të tërhiqen nga Siria pak para se Turqia të nisë operacionin "Burimi i Paqes" më 9 tetor për të eliminuar terroristët nga veriu i Sirisë në mënyrë që të sigurojë kufirin e saj, të ndihmojnë në kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe të sigurojë integritetin territorial të Sirisë.