Burak Karacaoğlu,Eşref Musa
24 Prill 2019•Përditësim: 25 Prill 2019
Të paktën 15 civilë kanë humbur jetën ndërsa 30 të tjerë janë plagosur në shpërthimin e ndodhur në Jisir as-Shughur, Idlib, në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, në qendrën e Jisir as-Shughur ka ndodhur një shpërthim, shkaku i së cilës ende nuk dihet.
Drejtori i Mbrojtjes Civile të Idlibit (Helmetat e Bardha), Mustafa Hajj Youssef, për AA tha se në shpërthimin në fjalë kanë humbur jetën 15 civilë, ndërsa janë plagosur 30 të tjerë.
Ai shprehu shqetësim se numri i të vdekurve mund të rritet.
Nga shpërthimi është shkaktuar edhe dëm i madh material mbi ndërtesat dhe automjetet përreth.