Gamze Türkoğlu Oğuz
03 Korrik 2018•Përditësim: 03 Korrik 2018
BOISE (AA) – Në sulmin me thikë në ditëlindje në shtetin federal Idaho të SHBA-ve, ka humbur jetën vajza 3 vjeçe e cila festonte ditëlindjen, ndërsa 8 persona të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët njoftojnë se 30 vjeçari Timmy Kinner gjatë fundjavës ka kryer sulmin në ditëlindje në Boise, që organizohej në një apartament ku banonin një numër i madh i familjeve emigrante. Ai ka sulmuar 9 persona me thikë.
Tre vjeçarja Rüya Kadir, e cila u plagos në ditëlindjen e saj sot ka vdekur në spitalin ku po trajtohej.