Bota

SHBA, stuhitë e dimrit shkaktojnë anulimin e mijëra fluturimeve

Vetëm gjatë ditës së sotme u anuluan rreth 1.385 fluturime u anuluan derisa zbutja e stuhisë vazhdon nëpër pjesë të rajonit, ndërkohë disa pjesë përgatiten për reshje të tjera të borës

Michael Gabriel Hernandez  | 17.01.2022 - Përdıtësım : 18.01.2022
SHBA, stuhitë e dimrit shkaktojnë anulimin e mijëra fluturimeve Foto: AA/Arkiv

Washington

Një seri stuhish të dimrit që kanë goditur Bregun Lindor të SHBA-së kanë shkaktuar anulimin e mijëra fluturimeve gjatë ditës së fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit FlightAware, stuhitë që nga fundjava kanë prekur SHBA-në lindore dhe që dje janë anuluar të paktën 3.059 fluturime.

Vetëm gjatë ditës së sotme u anuluan rreth 1.385 fluturime u anuluan derisa zbutja e stuhisë vazhdon nëpër pjesë të rajonit, ndërkohë disa pjesë përgatiten për reshje të tjera të borës.

Aeroporti ndërkombëtar ‘Charlotte Douglas’ në Karolinën e Veriut ka numrin më të madh të fluturimeve të anuluara, përkatësisht me 620 ose rreth 95 për qind të totalit të fluturimeve të aeroportit. Aeroporti ndërkombëtar ‘Hartsfield-Jackson Atlanta’ vjen në vendin e dytë me 243 fluturime të anuluara.

Aeroporti kombëtar ‘Ronald Regan’ i kryeqytetit Washingtonit pason me 182 fluturime të anuluara.

Pjesa më e madhe e Bregut Lindor është mbuluar nga një kombinim i shiut të ngrirë dhe borës që ka lënë mbi 200 mijë njerëz pa energji elektrike në mes të temperaturave të ftohta.

Dëborë pritet në Buffallo të New York-ut, ndërsa në shtetin jugor Florida stuhitë dje shkaktuan edhe tornado si pasojë e të cilës dhjetëra shtëpi u shkatërruan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın