Kasım İleri
09 maj 2020•Përditësim: 12 maj 2020
SHBA vlerëson tërheqjen e ushtarëve të vendosur në Gadishullin e Sinait në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mediat amerikane u publikuan pretendime se Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper është duke u munduar tërheqjen e 400 ushtarëve të vendosur në Gadishullin e Sinait si pjesë e "Misionit të Forcave dhe Vëzhguesve Shumëkombëshe (MFO)", pavarësisht reagimit të ministrive të jashtme izraelite dhe amerikane.
Zëdhënësi i Pentagonit, majori Sean Robertson, në deklaratën për AA në lidhje me çështjen tha se:
"Pentagoni, në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes 2018, është duke rishikuar situatën e forcave tona të stacionuara globalisht, për të vendosur në prioritet burimet dhe për t'i përgatitur të gjitha forcat në luftë në drejtim për t'u kundërvënë kërcënimeve që vijnë nga Kina dhe Rusia. Ashtu siç bëjmë për shumë misione, edhe gjendja e forcave në Misionin e Forcave dhe Vëzhguesve Shumëkombëshe është duke u vlerësuar".
Majori Robertson gjithashtu theksoi se Pentagoni këto vlerësime gjithashtu i zhvillon edhe me institucionet brenda SHBA-ve dhe vendet që do të ndikohen nga rregullime të tilla të reja.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i mbrojtjes Esper, një kohë të gjatë theksonin se planifikojnë zvogëlimin e trupave ushtarake në Lindjen e Mesme.
Pasi SHBA tërhoqi një pjesë të ushtarëve dhe armëve nga Iraku, Siria, Afganistani dhe së fundmi nga Arabia Saudite, ardhja në rend dite edhe Gadishulli i Sinait, vlerësohet të jetë tregues i një ndryshimi të rëndësishëm në strategjinë e Washingtonit për Lindjen e Mesme.