Ekip
28 Nëntor 2017•Përditësim: 28 Nëntor 2017
NEW YORK (AA) – Më shumë se 100 pasagjerë janë shpëtuar nga një traget i bllokuar në ngushticën njujorkeze East River, transmeton Anadolu Agency (AA).
Evakuimi ndodhi të hënën mbrëma sipas kohës lokale tek porti në Manhattan-in e Poshtëm.
Roja bregdetare amerikane njoftoi se trageti lundronte drejt lagjes Queens të New York-ut kur u bllokua.
Në vendngjarje shkuan pjesëtarët e policisë dhe njësiteve speciale.
Nuk ka informacione për të lënduar ndërsa autoritetet kanë filluar hetim.