Hakan Çopur
04 Tetor 2017•Përditësim: 04 Tetor 2017
WASHINGTON (AA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) shprehën ngushëllime për vdekjen e ish presidentit të Irakut, Xhalal Talabani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se “SHBA-ja shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen e ish presidentit të Irakut, Xhalal Talabani. Ne përkujtojmë Talabanin si një atdhedashës i vërtetë dhe aleat i cili ka bërë punë të dobishme në procesin e kalimit nga tirania e Saddam Huseinit e deri në demokracinë kushtetuese të sotmes. Ndajmë dhimbjen me familjen e presidentit Talabani dhe të popullit irakian në këtë ditë zie”.
Ish presidenti i Irakut, Talabani dje në moshën 84 vjeçare ndërroi jetë në një spital në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, ku ndodhej për trajtim mjekësor.