Selçuk Acar
29 Tetor 2015•Përditësim: 29 Tetor 2015
NEW YORK (AA) - Në shtetin federal amerikan Karolina e Jugut polici Ben Fields u shkarkua për shkak se ai kishte rrahur një afro-amerikan të ri gjatë arrestimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme Spring Valley në qytetin Columbia. Në video-regjistrimin të cilin studentët e kanë xhiruar mund të shihet se si polici e rrahë një afro-amerikan të ri.
Shefi i policisë në qarkun Richland, Leon Lott në një konferencë për mediat organizuar një ditë pas publikimit të videos, tha se ishte "nisur" hetim i brendshëm "dhe se punonjësi i policisë është sjellë 'në mënyrë të papërshtatshme'".
"Nxënësja nuk ka paraqitur kërcënim, por polici Fields e ka rrezikuar jetën e saj sikur ajo të ketë paraqitur kërcënim fizik", ka thënë Lott.
Kundër Fields-it është ngritur hetim i veçantë nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI), në Ministrinë e Drejtësisë të SHBA-ve dhe Prokurorinë e Qarkut.
Një reagim i ngjashëm i publikut ka treguar kur edhe në New York, afro-amerikani Eric Garner ka vdekur si pasojë e dhunës së ushtruar nga polici Daniel Pantaleo. Kundër tij dhe policit Darren Wilson, për dhunën e të cilit vdiq 18-vjeçari afro-amerikan, Michael Brown, ishte nisur një hetim.
Kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpesh janë organizuar demonstrata kundër dhunës policore dhe racizmit.
Sipas informacioneve në faqen e internetit KilledByPolice.net për shkak të aplikimit të dhunës policore në tetor janë vrarë 86 persona me origjinë afro-amerikane, ndërsa këtë vit si rezultat i dhunës policore u vranë 984 persona.