Hakan Çopur
03 Tetor 2020•Përditësim: 05 Tetor 2020
Senatori republikan Thom Tillis në SHBA njoftoi se është infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Tillis, i cili u bë anëtari i katërt i Senatit të SHBA-së që infektohet me virusin, njoftoi sëmundjen e tij përmes një deklarate me shkrim.
"Muajt e fundit, rregullisht kam bërë testin për COVID-19. Testi që bëra të shtunën ishte negativ, por i sotmi rezultoi pozitiv”, u shpreh Tillis.
Tillis u infektua me virusin në të njëjtën ditë kur presidenti Donald Trump njoftoi se ka rezultuar pozitiv në COVID-19, duke i rritur shqetësimet në lidhje me pandeminë në Washington.
Tillis ishte një nga individët që morën pjesë në ngjarjen në Shtëpinë e Bardhë të shtunën ku Trump njoftoi kandidaten e re të Gjykatës së Lartë Amy Coney Barrett.
Mediat amerikane shkruajnë se disa nga emrat që morën pjesë në ngjarjen në fjalë rezultuan pozitivë brenda disa ditësh.
Më parë të infektuar kanë rezultuar senatorët Rand Paul dhe Bill Cassidy, si dhe senatori Mike Lee, i cili të shtunën mori pjesë në ngjarje.