Hakan Çopur
18 Mars 2020•Përditësim: 18 Mars 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në SHBA është rritur në 108, ndërsa numri i të prekurve në 6.362, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifrat e fundit të publikuara nga Universiteti "Johns Hopkins" i cili ndjek të dhënat lidhur me Covid-19 në vend, tregojnë se vazhdon të rritet numri i rasteve dhe vdekjeve nga Covid-19 në të gjithë SHBA-në.
Sipas përditësimit të bërë mbrëmjen e së martës, vdekjet nga Covid-19 në gjithë SHBA-në janë rritur në 108, ndërsa numri i të prekurve në 6.362.
Raportohet se 55 prej vdekjeve janë shënuar në Washington që është edhe rajoni ku është shënuar fillimisht koronavirusi, i cili ndiqet nga New Yorku me 13 vdekje dhe Kalifornia me 12 vdekje.
Ndërkohë thuhet se numri i rasteve është rritur ndejshëm në dy ditët e fundit me fillimin e shpërndarjes që nga e hëna në mënyrë më të gjerë të testeve në të gjithë vendin.