Bilgin S. Şaşmaz
21 Shkurt 2017•Përditësim: 21 Shkurt 2017
CHICAGO (AA) - E hëna e tretë e muajit shkurt është dita e Presidentëve të SHBA-së, ndërkohë që këtë vit ajo përkoi me mbushjen e një muaji të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).
Me rastin e kësaj dite qindra amerikanë janë mbledhur përpara Trump Tower në Chicago, për të protestuar kundër presidentit amerikan.
"Mirë se erdhët muslimanë dhe emigrantë"
Në protestën ku policia kishte marrë masa të larta sigurie ishin prezente pankarta me mbishkrime si, "Trump nuk është Presidenti im", "Trump do të mbesë poshtë murit që do të ndërtojë" dhe "Mirë se erdhët muslimanë dhe emigrantë".
Ndërsa në fjalime të ndryshme të mbajtura në këtë tubim u tha: "Ne nuk kemi nevojë për të, Trump duhet të ikë", "Nuk ka frikë as urrejtje, mirë se erdhët emigrantë", "Jeta e emigrantëve dhe atyre me ngjyrë është me vlerë", etj.