Ekip
25 Gusht 2019•Përditësim: 25 Gusht 2019
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se ka gjasa që ta ftojë Rusinë që përsëri t'i bashkangjitet takimeve të Grupit të 7 fuqive ekonomike botërore (G7), vitin e ardhshëm kur pritës i samitit të vitit të arshëm do të jetë ai, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në samitin e G7 në Francë gjatë takimit të mëngjesit me kryeministrin britanik Boris Johnson, Trump tha se është duke menduar të ftojë presidentin rus Vladimir Putin.
Trump edhe më parë ka deklaruar se do të ishte shumë më e përshtatshme që Rusia t'i bashkohet G7-ës dhe përsëri të bëhen Grupi G8.
Rusia u largua nga grupi në vitin 2014 për shkak të ankesimit të gadishullit të Krimesë në Ukrainë.
Vendet evropiane insistojnë që fillimisht Rusia të përmbush detyrimet e saj nga Marrëveshja e Minskut, para se të thirret për t'u kthyer në grup. Trump nuk ka precizuar se me çfarë kritere do të ftonte Putinin.