Kasım İleri
11 Janar 2018•Përditësim: 12 Janar 2018
WASHINGTON (AA) - Komanda Amerikane e Forcave të Paqësorit ka dërguar 200 ushtarë aviatorë dhe tre bombardues fantazëm B-2 kundër kërcënimit të Koresë së Veriut në Ishullin Guam në Oqeanin Paqësor, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Rreth 200 aviatorë dhe tre avionë fantazëm B2 u dërguan në bazën ajrore Andersen Guam në kuadër të detyrës së brenda detyrës së Komandës së Forcave të Paqësorit për sigurinë e bombardimeve dhe parandalimit". njoftoi në Tëitter Komanda e Forcave Ajrore të Paqësorit, e cila vepron në kuadër të Komandës së Forcave të Paqësorit.
Ndërkohë, nuk janë dhënë informacione në lidhje me afatin kohor të qëndrimit të avionëve në ishull. Megjithatë, komentohet se ky transferim forcash është kryer me qëllim për të ushtruar presion psikologjik në bisedimet e nisura javën e kaluar mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.
Edhe në muajin tetor, SHBA-të kishin dërguar një avion të tipit B-2 në bazën ajrore Anderse, ku ato kanë të vendosura disa nga avionët bombardues të tipit B-1.