SHBA, protestuesit mblidhen në Chicago kundër ICE-s dhe pranisë ushtarake
Protesta u zhvillua në atmosferë tensionuese, pasi administrata e Trumpit ka propozuar dërgimin e 100 trupave të Gardës Kombëtare në Illinois për të mbrojtur agjentët e ICE-s

Shkup
Demonstruesit u tubuan në kryqëzimit "Wacker Drive" dhe Michigan Avenue në qendër të Chicagos për të protestuar kundër pranisë së forcave të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) dhe pranisë forcave ushtarake, raporton Anadolu.
Protestuesit marshuan me pankarta dhe brohoritën slogane gjatë demonstratës kundër ICE-s, duke shprehur kundërshtimin ndaj agjendës së administratës së presidentit Donald Trump.
Protesta u zhvillua në atmosferë tensionuese, pasi administrata e Trumpit ka propozuar dërgimin e 100 trupave të Gardës Kombëtare në Illinois për të mbrojtur agjentët e ICE-s, një veprim që u kundërshtua ashpër nga guvernatori i shtetit, JB Pritzker dhe kryetari i qytetit të Chicagos, Brandon Johnson.
Kjo ngjarje është pjesë e një vale protestash në mbarë SHBA-në kundër politikave të emigracionit të administratës amerikane, të cilat kanë shkaktuar shqetësime për të drejtat e njeriut dhe përdorimin e forcës ndaj komuniteteve të margjinalizuara.