Bota

SHBA ofron 10 milionë dollarë për informacion mbi financat e grupit Hezbollah

Departmenti i Shtetit vlerësoi se Hezbollah gjeneron 1 miliardë dollarë në vit nga Irani, operacionet e saj ndërkombëtare të biznesit, donatorët dhe pastrimi i parave

Michael Hernandez  | 22.04.2019 - Përdıtësım : 24.04.2019
SHBA ofron 10 milionë dollarë për informacion mbi financat e grupit Hezbollah Foto: AA/Arhiv

Washington

SHBA ka ofruar mbi 10 milionë dollarë për informacion mbi rrjetet financiare të grupit Hezbollah nga Libani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me këtë vendim, SHBA për herë të parë ofron shpërblime për informacion mbi rrjetet financiare të grupit libanez.

Departmenti i Shtetit vlerësoi se Hezbollah gjeneron 1 miliardë dollarë në vit nga Irani, operacionet e saj ndërkombëtare të biznesit, donatorët dhe pastrimi i parave.

SHBA kërkon informacion në kuadër të programit për shpërblime për drejtësinë, që mund të përdoren për të ndërprerë rrjedhat e të ardhurave, si dhe u fokusua në tre financues kyç si shembuj të individëve për të cilët dëshiron më shumë detaje.

Ato përfshijnë sipërmarrësin e pasurive të patundshme libaneze, Adham Tabaja, për të cilin Departmenti i Shtetit tha se është i lidhur ngushtë me grupin Hezbollah, financuesin e pretenduar të grupit Hezbollah, Mohammad Ibrahim Bazzi, si dhe biznesmenin e telekomunikacioneve me interesa në Afrikën Perëndimore, Ali Youssef Charara.

Të tre janë emëruar terroristë global në SHBA.

Hezbollah është listuar si organizatë terroriste në SHBA që nga viti 1997.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın