Bota, Koronavirusi

SHBA, në 24 orët e fundit janë regjistruar 948 viktima nga COVID-19

Në SHBA deri më tani janë shëruar mbi 2,6 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 64,6 milionë

Dildar Baykan  | 09.08.2020 - Përdıtësım : 10.08.2020
SHBA, në 24 orët e fundit janë regjistruar 948 viktima nga COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Washington

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 165.092, prej të cilëve 948 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 53.298, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.151.792.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,6 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 64,6 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 556.184 raste të konfirmuara.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 3.013.369 raste dhe India me 2.167.420.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın