Bota

SHBA, numër rekord i vdekjeve nga mbidoza me drogë

Raporti i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregon se vdekshmëria nga mbidoza me drogë në vend është rritur me 29,6 për qind nga marsi i vitit 2020 deri në muajin e njëjtë të këtij viti

Esin Eşkinat Sayılgan   | 14.10.2021
SHBA, numër rekord i vdekjeve nga mbidoza me drogë

New York

Numri i vdekjeve nga pasojat e mbidozës me drogë në SHBA ka tejkaluar 96.000 në 12 muaj, që është një rekord i ri në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregon se vdekshmëria nga mbidoza me drogë në vend është rritur me 29,6 për qind nga marsi i vitit 2020 deri në muajin e njëjtë të këtij viti.

Raporti thotë se 96.779 persona kanë vdekur në këtë periudhë për shkak të mbidozës me drogë.

Rritja më e madhe e vdekshmërisë nga mbidoza me drogë në një vit u regjistrua në shtetin Vermont, rreth 85 për qind.

Vdekjet nga mbidoza u shkaktuan kryesisht nga përdorimi i opioideve dhe opioideve sintetike, ndërsa numri më i ulët i vdekjeve u raportua te përdoruesit e metadonit.

CDC njoftoi se më shumë se 93.000 persona kanë vdekur gjatë vitit 2020 për shkak të mbidozës me drogë.

Sipas të dhënave jozyrtare, rreth 31,9 milionë njerëz mbi moshën 12-vjeç në SHBA (11,7 për qind) përdorin një lloj droge të paligjshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın