Islam Doğru
03 Qershor 2020•Përditësim: 03 Qershor 2020
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 108.104, prej të cilëve 1.159 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 21.522, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.882.148.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 646 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 18,6 milionë.
Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 381.912 raste të konfirmuara dhe mbi 30 mijë viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me mbi 558.237 raste, Rusia me 432.277 dhe Spanja me 287.012 raste.