Dildar Baykan Atalay
04 Dhjetor 2022•Përditësim: 05 Dhjetor 2022
Qindra njerëz në parkun Asbury në New Jersey të SHBA-së, vrapuan me veshjet e Babagjyshit të Krishtlindjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qindra persona të veshur me kostumet e Babagjyshit morën pjesë në vrapimin i cili këtë vit u mbajt për herë të 7-të në parkun Asbury.
Të ardhurat nga aktiviteti ku disa persona vrapuan dhe disa të tjerë ecën, u dhuruan për institucionet rajonale të ndihmës.
Përpara Krishtlindjeve të cilat do festohen më 25 dhjetor në SHBA, zhvillohen aktivitete të ndryshme dhe vendet simbolike të çdo qyteti zbukurohen me pemët e krishtlindjeve.