Ekip
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
MIAMI (AA) - Shawqi Awad Balzuhair nga Jemeni është liruar nga burgu i Guantanamos. Ai është dërguar në shtetin ishullor të Afrikës perëndimore, Kepi i Gjelbër (Cape Verde), raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftojnë nga Pentagoni, pas lirimit të Balzuhair, numri i të burgosurve në burgun amerikan në Kubë është zvogëluar në 59.
Balzuhair nga Guantanamo është mbajtur pa aktakuzë nga viti 2002 pasi në qytetin pakistanez Karaçi është arrestuar me disa persona për të cilët dyshohet se janë militantë të Al-Kaedës. SHBA-të pohojnë se ai është "militant i nivelit të ulët" dhe ka aprovuar lëshimin e tij në liri.