Muhammed Bilal Kenasari
30 maj 2018•Përditësim: 31 maj 2018
WASHINGTON (AA) - Duke filluar nga 11 qershori, qeveria amerikane do të rrisë masat e sigurisë në aplikimet për viza nga Kina, raporton Anadolu Agency (AA).
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ende nuk ka dhënë deklaratë në lidhje me çështjen, por një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha për AA se kufizime do të zbatohen ndaj vizave që kanë për qëllim arsimin e lartë.
Zyrtari amerikan tha se vendimi për kufizimin e vizave i planifikuar ndaj Kinës ka për qëllim pengimin e "transferimit të njohurive".
"Duke filluar nga 11 qershori, do të rriten masat e sigurisë gjatë aplikimit të kinezëve për viza", u shpreh zyrtari i Departamentit të Shtetit, duke theksuar se studentëve të nivelit të magjistraturës dhe doktoraturës do t'u jepen viza vetëm për nga një vit.
Sipas zyrtarit, SHBA tashmë ka marrë masa më të larta të sigurisë në një pjesë të madhe të aplikimeve të shtetasve kinezë për viza ndërsa masat e reja synojnë mënjanimin e transferimit të "të drejtës intelektuale" në prodhimet e SHBA-së.
Zyrtari po ashtu theksoi se Kina është vendi që dërgon më së shumti studentë në SHBA dhe shtoi se do të vazhdojnë me kënaqësi ta bëjnë vlerësimin e aplikimeve për viza studentore.