Bota

SHBA-ja thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë për uljen e tensioneve

Mes dy vendeve u shkaktua tension pasi ushtria e Azerbajxhanit u vendos në pozicionet në kufirin me Armeninë në rajonet Kalbajar dhe Lachin

Hakan Çopur   | 18.05.2021
SHBA-ja thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë për uljen e tensioneve

Washington DC

Këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, në bisedat e tij telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, bëri thirrje për uljen e tensioneve për shkak të kufirit dhe që të dy palët të vazhdojnë komunikimin mes tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, njoftohet se Sullivan ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me Aliyev dhe Pashinyan, duke diskutuar mbi tensionin në rajon.

Sipas deklaratës, Sullivan, duke vënë në dukje shqetësimin e tyre për shkak të tensionit kufitar të përjetuar kohët e fundit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, ai u shpreh se "hapat ushtarakë lidhur me kufijtë ende të papërcaktuar janë provokative".

Sullivan ka theksuar se mirëpresin vazhdimin e komunikimit mes dy vendeve dhe që dy liderët i përmbahen zgjidhjes së problemit në mënyrë paqësore.

Duke nënvizuar se është e nevojshme që Azerbajxhani dhe Armenia të kryejnë bisedime zyrtare për të përcaktuar kufijtë ndërkombëtarë, Sullivan, shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë përpjekjet e saj në kuadrin e Grupit të Minskut për uljen e tensionit në rajon.

Mes dy vendeve u shkaktua tension pasi ushtria e Azerbajxhanit u vendos në pozicionet në kufirin me Armeninë në rajonet Kalbajar dhe Lachin.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, pretendoi se disa rajone ku është vendosur ushtria e Azerbajxhanit i përkasin Armenisë dhe lidhur me çështjen mori vendimin që të aplikojë në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın