Selen Temizer
25 Mars 2016•Përditësim: 26 Mars 2016
ANKARA (AA) - SHBA-ja është kontradiktore në lidhje me qytetin antik Palmira, i cili ndodhet në Humus të Sirisë. Ndërkohë që nga njëra anë ndihmon nga ajri që regjimi i Asad dhe forcat ruse të marrin këtë qytet, nga ana tjetër deklaron se është gabim që ky qytet ti dorëzohet Asad-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Doner në konferencën për shtyp të organizuar ditën e djeshme, në lidhje me këtë temë tha se në rast se ky qytet bie në duart e regjimit ky nuk do të jetë një “këmbim” i mirë.
Duke cituar se përparësia e SHBA-së është pastrimi i DAESH-it, Toner më tej tha: ''Të këmbesh barbarizmin e DAESH-it me tiraninë e Asad-it nuk është një zgjidhje e mirë ose e përkryer. Populli sirian nuk duhet të lënë të zgjedhë mes DAESH-it dhe Asad-it''.