Felix Nkambeh Tih,Rafiu Oriyomi Ajakaye
25 Mars 2016•Përditësim: 26 Mars 2016
LAGOS (AA) - Të paktën 829 pengje janë liruar nga Boko Haram në shtetin verilindor të Nigerisë, Borno, pasi trupat nigeriane kishin intensifikuar "operacionet e pastrimit" në rajonet e pushtuara nga militantët, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë Sani Usman tha të hënën vonë se 22 militantë janë vrarë të martën në mbremje në një operacion në zonën Kala Balge të Bornos, ndërsa 309 persona që mbaheshin peng nga militantët u liruan.
"Në vazhdën e operacioneve, trupat e Batalionit të 3-ë me mbështetjen e përbashkët të forcave civile përbashkët kanë kryer patrullime në fshatin Kusumma, në të cilën ata vranë tre terroristë të Boko Haram-it dhe njëri prej tyre u kap i gjallë", tha zëdhënësi i ushtrisë.
"Ata gjithashtu shpëtuan 520 persona që mbaheshin peng nga terroristët, si dhe konfiskuan armë dhe sëpata", shtoi ai.