Bota

SHBA-ja përjashton nga tregu cigaret elektronike Juul

Administrata e Ushqimit dhe Barnave urdhëroi heqjen e produkteve nga tregu

Servet Günerigök  | 23.06.2022 - Përdıtësım : 24.06.2022
SHBA-ja përjashton nga tregu cigaret elektronike Juul

Washington

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) lëshoi sot një ndalim të produkteve të cigareve elektronike Juul, duke përfshirë shitjen dhe shpërndarjen, dhe urdhëroi heqjen e produkteve nga tregu, transmeton Anadolu Agency (AA)

“Produktet përfshijnë pajisjen JUUL dhe katër lloje JUULpods: me shije të duhanit Virginia në përqendrime nikotine prej 5,0% dhe 3,0% dhe me shije mentoli në përqendrime nikotine prej 5,0% dhe 3,0%”,, thuhet në një deklaratë.

Komisioneri Robert Califf e ka përshëndetur njoftimin si progres të mëtejshëm në angazhimin e FDA-së për të siguruar që të gjitha produktet e sistemit të shpërndarjes së cigareve elektronike dhe nikotinës që aktualisht tregtohen për konsumatorët përmbushin standardet e shëndetit publik.

Agjencia përcaktoi se nuk ka prova të mjaftueshme për të vlerësuar rreziqet e mundshme toksikologjike të përdorimit të produkteve JUUL.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın