Bota, Koronavirusi

"SHBA-ja para një pikë kthese të re në pandeminë e COVID-19"

Drejtoresha e Qendrave Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), Walensky tha se varianti Delta po përhapet me shpejtësi në rajonet me norma të ulëta vaksinimi

Islam Doğru  | 23.07.2021 - Përdıtësım : 23.07.2021
"SHBA-ja para një pikë kthese të re në pandeminë e COVID-19"

New York

Drejtoresha e Qendrave Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky paralajmëroi të enjten se lufta kundër pandemisë së koronavirusit nuk ka mbaruar ende dhe se SHBA-ja është në një moment të ri për shkak të përhapjes së variantit Delta, transmeton Anadolu Agency (AA)).

"Ne jemi në një pikë tjetër kthese të pandemisë ndërsa numri i të infektuarve po rritet përsëri dhe kapaciteti në spitalet në disa zona ka filluar të mbushet", tha Walensky në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo theksoi se varianti Delta po përhapet me shpejtësi në rajone me norma të ulta vaksinimi dhe ky lloj virusi është regjistruar tek rreth 83 për qind të rasteve të reja.

"Ju lutemi merrni seriozisht variantin Delta dhe vaksinohuni. Ky është një nga viruset më ngjitës të frymëmarrjes që njohim dhe që kam parë në karrierën time 20 vjeçare", tha Walensky, duke theksuar se vaksinat kundër COVID-19 mbeten metoda më efektive e mbrojtjes nga virusi.

Sipas CDC-së, më shumë se 187 milionë njerëz në SHBA kanë marrë dozën e parë ndërsa rreth 162 milionë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın