Bota, Sport

Perandori i Japonisë: Nuk është e lehtë të organizosh Lojërat Olimpike nën masat e COVID-19"

Perandori Naruhito pritet të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes si mysafiri i nderit, e cila do të mbahet në Stadiumin Kombëtar në kryeqytet, ku është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme kundër COVID-19

Ahmet Furkan Mercan  | 23.07.2021 - Përdıtësım : 23.07.2021
Perandori i Japonisë: Nuk është e lehtë të organizosh Lojërat Olimpike nën masat e COVID-19"

Tokio

Perandori i Japonisë, Naruhito, tha se nuk ishte "e lehtë" të organizohen Lojërat Olimpike të Tokios nën masat e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Naruhito, i cili priti Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, në Pallatin Perandorak në Tokio, foli mbi masat e COVID-19.

Duke theksuar se ai "respekton" përpjekjet e KON, Naruhito tha, "Nuk është e lehtë të organizosh turneun duke zbatuar masa të plota kundër virusit".

Bach premtoi gjithashtu se do të bëhen përpjekje maksimale për të mbrojtur shëndetin e popullit japonez brenda fushës së turneut.

Naruhito pritet të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes si mysafiri i nderit, e cila do të mbahet në Stadiumin Kombëtar në kryeqytet, ku është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme kundër COVID-19.

Turneu, i cili nuk do të lejojë spektatorë nga brenda ose jashtë Japonisë, do të vazhdojë deri më 8 gusht, si pjesë e masave të pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın