Dildar Baykan Atalay
08 korrik 2023•Përditësim: 09 korrik 2023
Sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen e ka cilësuar ndryshimin klimatik "një kërcënim ekzistencial" dhe ka ftuar Kinën që të luftojë bashkë me këtë, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të CNN, Yellen ka trajtuar luftën kundër ndryshimit klimatik me ekspertët e klimës me të cilët u takua në kuadë të vizitës që zhvilloi në Pekin.
"Kina dhe SHBA-ja, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme në shumë çështje, të dy vendet duhet të punojnë së bashku në çështjen e problemeve globale", tha Yellen.
"Si investitorët më të mëdhenj të energjisë së rinovueshme dhe të emetimit më të madh të gazit serrë në botë, kemi kapacitete dhe përgjegjësi të përbashkët për të udhëhequr. Ndryshimi klimatik është në krye të listës së problemeve globale. SHBA-ja dhe Kina duhet të punojnë së bashku kundër këtij kërcënimi ekzistencial", tha Yellen.