Bota

SHBA-ja dërgon në hapësirë avionin pa pilot X-37B

Forca Hapësinore Amerikane njoftoi se avioni hapësinor pa pilot u lëshua nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida, SHBA, në bordin e një rakete SpaceX Falcon Heavy

Şilan Turp  | 22.08.2025 - Përdıtësım : 22.08.2025
SHBA-ja dërgon në hapësirë avionin pa pilot X-37B

Ankara

Forca Hapësinore Amerikane dërgoi në hapësirë ​​për misionin e tij të ri, avionin pa pilot X-37B të ndërtuar nga Boeing, transmeton Anadolu.

Forca Hapësinore Amerikane njoftoi se avioni hapësinor pa pilot u lëshua nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida, SHBA, në bordin e një rakete SpaceX Falcon Heavy.

Anija kozmike X-37B do të testojë teknologjitë e komunikimit me lazer dhe navigimit të sigurt pa GPS në orbitën e Tokës.

Avioni, i cili do të kryejë misione të klasifikuara dhe eksperimente shkencore, do të mbetet në orbitë për një periudhë të panjohur.

Forcat Ajrore Amerikane dhe Forca Hapësinore e formuar më vonë kanë kryer më parë shtatë misione hapësinore me avionë X-37B.

Në këtë kuadër avioni i parë u lëshua në prill 2010 dhe përfundoi misionin e tij orbital në 224 ditë.

Avioni i dytë i lëshuar në mars 2011, qëndroi 468 ditë në orbitë, i treti në dhjetor 2012 qëndroi 674 ditë, i katërti në maj 2015 qëndroi 718 ditë dhe i pesti në shtator 2017 qëndroi 780 ditë.

Anija e gjashtë kozmike, e nisur në maj 2020, qëndroi 908 ditë në orbitë përpara se të ulej në Qendrën Hapësinore Kennedy në nëntor 2022. Ky ishte fluturimi më i gjatë i këtyre avionëve hapësinor pa pilot i regjistruar ndonjëherë.

Avioni i shtatë hapësinor që u nis së fundmi në dhjetor 2023, qëndroi 434 ditë në orbitë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın