Bilgin S. Şaşmaz
27 Gusht 2017•Përditësim: 28 Gusht 2017
CHICAGO (AA) – Hapet në Chicago panairi Wizard World Comic Con, i cili njihet si njëri prej aktiviteteve më të larmishme të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktiviteti i cili organizohet tradicionalisht nga viti 1972 hapi dyert e tij për vizitorët në njërën prej zonave më të mëdha të panaireve të Chicago-s në qendrën e Kongresit Donald E. Stephens.
Në panair tërhoqën vëmendje kostume dhe grime të shumëngjyrshme. Në aktivitet u hapën stendat e filmave vizatimorë, animacioneve grafike, video lojërave, filmave dhe televizionit.
Panairi i cili pritet të vizitohet nga mijëra persona, do të përfundojë më 27 gusht.