Bilgin S. Şaşmaz
19 Gusht 2016•Përditësim: 20 Gusht 2016
CHICAGO (AA) - Në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nisi manifestimi tradicional Wizard World Con e cila në mënyrë tradicionale mbahet nga viti 1972, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet e ditur se në manifestim do të hapet një shtand i kompanisë e cila merret me tregtinë e armëve dhe kjo ka shkaktuar reagime të ashpra. Vizitorët e manifestimit janë të rinj dhe fëmijë, dhe për këtë shkak shumica mendojnë se armët nuk e kanë vendin këtu.
Në rrjetet sociale është hapur hashtagu #GunFreeComicCon (Comic Con pa armë) të cilin e përdorin amerikanët anembanë vendit. Organizatori ka porositur se në manifestim nuk do të prezantohet e as nuk do të shitet asnjë armë zjarri.
Është planifikuar që kompania të ekspozojë imitimin e prodhimeve të saj por shtandi ishte i zbrazët.
Janë hapur shtande për vizatimet komike, animacion grafik, video lojëra dhe shumë të tjera. Programi përbëhet nga panele të ndryshme dhe prezantime. Në manifestimin i cili do të zgjasë deri më 21 gusht duhet të marrin pjesë dhjetëra mijëra njerëz.