Bilgin S. Şaşmaz
14 Gusht 2016•Përditësim: 15 Gusht 2016
CHICAGO (AA) - Në paradën dhe piknikun e 87-të "Bud Billiken" që njihet si aktiviteti më i madh i vendit dhe më i vjetër i afrikano-amerikanëve, morën pjesë më shumë se 1 milion njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktiviteti i zhvilluar në Chicago të SHBA-ve, ku edhe presidenti amerikan Barack Obama ka marrë pjesë 2 herë më parë, u mbajt në rrugën prej 3 kilometrash "Martin Luther King". Grupet dhe audienca të cilët morën pjesë në paradë, në pjesën e dytë u mblodhën në Parkun Washington.
Për shkak të interesit të madh komiteti organizues kufizoi pjesëmarrjen në paradë, ku morën pjesë 175 grupe me nga 100 anëtarë. Në këtë paradë në vitet e kaluara merrnin pjesë më shumë se 300 grupe, ndërsa kufizimet shkaktuan edhe reagime.
Grupi "The South Shore Drill" i cili merr pjesë rregullisht në 35 vitet e fundit, duke reaguar për kufizimin këtë vit nuk mori pjesë.
Në paradë u ekspozuan kostume me tematikë të filmave dhe u shfaqën valle shumëngjyrëshe, ndërsa zgjati rreth 6 orë në masa intensive sigurie.