Bilgin S. Şaşmaz
09 shkurt 2018•Përditësim: 09 shkurt 2018
CHICAGO (AA) – Panairi i automobilave "Chicago Auto Show 2018" dje hapi dyert e tij për shumë media, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Qendrën e Kongreseve dhe Ekspozitave "McCormick Place" mund të shikohen nga afër 1.000 automjete.
Panairi mbahet në hapësirën ekspozuese prej rreth 100 mijë metra katrorë. Panairi i automobilave "Chicago Auto Show 2018" zyrtarisht do të hapet për vizitorët më 10 shkurt, ndërsa do të zgjasë deri më 19 shkurt.
Vizitorët do të mund të shohin modelet më të reja të automobilave dhe kamionëve, si dhe zbatimin e teknologjisë së re në industrinë automobilistike.
Organizatorët presin që panairin e sivjetshëm ta vizitojnë mbi një milion persona.