Hakan Çopur
03 Maj 2017•Përditësim: 03 Maj 2017
WASHINGTON (AA) - Avionët luftarakë amerikanë B-1 kanë frikësuar qeverinë e Koresë së Veriut pasi në javën e fundit ato kanë fluturuar dy herë mbi Gadishullin Korean, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e kanalit amerikan CNN dhe i cili bazohet mbi zyrtarët e Pentagonit të cilët nuk dëshirojnë identifikimin e tyre, janë dhënë informacione në lidhje me veprimet aktuale ushtarake të SHBA-ve në Gadishullin Korean.
Zyrtarët e Pentagonit kanë bërë të ditur se fluturimet në fjalë janë kryer më 26 prill dhe ditën e hënë nga dy avionë luftarakë B-1. Sipas tyre, këto fluturime kanë qenë të planifikuar më parë por nuk janë njoftuar për të mos rritur më shumë tensionet.
Në fluturimin e kryer ditën e hënë njoftohet se avionët e ngritur nga baza ajrore Andersen në ishullin Guam të SHBA-ve kanë kryer një fluturim të përbashkët me avionët luftarakë të Japonisë mbi Gadishullin Korean.
Sipas Phenianit "provokim ushtarak"
Ndërsa në anën tjetër qeveria e Phenianit ka bërë një deklaratë e cila pretendon se fluturimi është "provokim ushtarak" dhe ka dënuar këto fluturime.
Gjithashtu në deklaratë është pretenduar këto hapa "provokative" kanë afruar "edhe më shumë situatën drejt një lufte bërthamore, ndërkohë që situata në gadishull është mbi balanca të ndishme".
Bëhet e ditur se avionët lufarakë B-1 që nga viti 2004 e deri tani kryejnë detyrën në rajonin e Paqësorit.