Mustafa Keleş
19 Korrik 2017•Përditësim: 19 Korrik 2017
KOMBET E BASHKUARA (AA) - Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley tha se janë të shqetësuar për shkak se vëmendja e "referendumit të pavarësisë" që Qeveria Rajonale Kurde e Irakut ka planifikuar të mbajë në muajin shtator do të çojë në një drejtim tjetër Irakun nga objektivat e tij parësore, raporton Anadolu Agency (AA).
Haley në një deklaratë me shkrim pas bisedimeve me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Irakun Jan Kubis ka theksuar kanë biseduar për situatën në Irak pas çlirimit të Mosulit nga organizata terroriste DEASH dhe për rikthimin në shtëpitë e tyre të popullatës së shpërngulur.
Duke vënë në dukje se në bisedë respektojnë kërkesat legjitime të kurdëve të Irakut Haley është shprehur se "Çdo referendum për pavarësi do të shkaktojë tërheqjen e vëmendjes nga objektivat që janë parësore për Irakun, lufta kundër DEASH-it dhe stabilitetin e vendit për të gjithë irakianët. Nga kjo jemi të shqetësuar".
Kryetari i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, Mesut Barzani në një takim të zhvilluar më 7 qershor në Erbil me përfaqësuesit e partive politike në Parlamentin e Qeverisë rajonale deklaroi se 25 shtatori është përcaktuar si data për mbajtjen e "referendumit të pavarësisë" ku dhe kishte bërë të ditur se në këtë referendum do të përfshihej edhe Kerkuku statusi i të cilit është i debatueshëm.
Ndërsa kryeministri i Irakut Hajdar el-Ibadi në një deklaratë ditën e djeshme duke vënë në dukje se referendumi "nuk është kushtetues" ai ka thënë se: "Qeveria Rajonale Kurde e Irakut është pjesë e Irakut. Kurdët janë qytetarë të shkallës së parë të Irakut dhe ashtu do të mbesin. Interesat e kurdëve duhet të mbeten brenda Irakut. Kjo është e tillë në tregti, ekonomi dhe në të gjitha fushat. Edhe vendet fqinje këtë e shohin si një rrezik kombëtar. Dhe, kanë të drejtë për këtë. Uroj që të vazhdojmë të jemi në solidarizim".