Bota

SHBA e gatshme të finalizojë marrëveshjen e armëve bërthamore me Rusinë

"SHBA është e gatshme të takohet menjëherë për të finalizuar një marrëveshje të verifikueshme. Ne e vlerësojmë gatishmërinë e Federatës Ruse për të bërë përparim në çështjen e kontrollit të armëve bërthamore", tha Ortagus

Övünç Kutlu  | 20.10.2020 - Përdıtësım : 20.10.2020
SHBA e gatshme të finalizojë marrëveshjen e armëve bërthamore me Rusinë Foto: AA/Arhiv

Ankara

Departmenti i Shtetit i SHBA-ve ka bërë të ditur se është e gatshme të finalizojë një marrëveshje me Rusinë në lidhje me kontrollin e armëve bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

"SHBA është e gatshme të takohet menjëherë për të finalizuar një marrëveshje të verifikueshme. Ne e vlerësojmë gatishmërinë e Federatës Ruse për të bërë përparim në çështjen e kontrollit të armëve bërthamore. Presim që Rusia t'i autorizojë diplomatët e saj të bëjnë të njëjtën gjë", tha Morgan Ortagus, zëdhënëse e Departmentit të Shtetit.

Më herët, Kremlini tha se është e gatshme të pranojë një propozim të SHBA-ve për të zgjatur për një vit marrëveshjen e fundit të kontrollit të armëve midis Moskës dhe Washingtonit.

Traktati i parë i Reduktimit të Armëve Strategjike (START), i nënshkruar në vitin 1991 midis SHBA-ve dhe BRSS-së, hyri në fuqi në vitin 1994.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın