Bota

Kremlini mohon akuzat për sulme kibernetike ndaj Lojërave Olimpike të Tokios

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se vendet perëndimore fajësojnë për gjithçka Rusinë dhe shërbimet e intelegjencës ruse, veprime të cilat ai i quajti "shenjë e rusofobisë"

Rabia İclal Turan  | 20.10.2020 - Përdıtësım : 20.10.2020
Kremlini mohon akuzat për sulme kibernetike ndaj Lojërave Olimpike të Tokios Foto: AA/Arhiv

Ankara

Kremlini ka mohuar akuzat nga autoritetet britanike dhe amerikane se intelegjenca ushtarake e Rusisë kreu sulme kibernetike për të përmbysur Lojërat Olimpike të vitit 2020 të Tokios, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se vendet perëndimore fajësojnë për gjithçka Rusinë dhe shërbimet e intelegjencës ruse, veprime të cilat ai i quajti "shenjë e rusofobisë".

"As Rusia dhe as agjencitë e intelegjencës ruse nuk kanë kryer kurrë ndonjë sulm kibernetik, e aq më pak Lojërat Olimpike", tha Peskov. 

Dje, Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar pretendoi se intelegjenca ushtarake ruse GRU organizoi "gjurmim kibernetik" kundër zyrtarëve dhe organizatave të përfshira në Lojërat Olimpike të Tokios para se të prolongohen shkaku i koronavirusit të ri (COVID-19).

"Veprimet e GRU-së kundër Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike janë cinike dhe të pamatura. Ne i dënojmë ata në termat më të fortë të mundshëm", tha Dominic Raab, sekretari britanik i jashtëm.

Po ashtu edhe SHBA akuzoi gjashtë oficerë të intelegjencës ruse për kryerje të sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga shteti, që përfshinin heqjen e rrjetit elektrik të Ukrainës jashtë linje, zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2017 dhe Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.