Hakan Çopur
17 Korrik 2019•Përditësim: 17 Korrik 2019
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, lidhur me sulmin në Erbil, ka deklaruar se "Ne dënojmë në mënyrën më të ashpër sulmin në Erbil, ku të paktën u vra një diplomat turk. Kjo dhunë imorale nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sekretari Pompeo ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmin në Erbil.
"Ne dënojmë në mënyrën më të ashpër sulmin në Erbil, ku të paktën u vra një diplomat turk. Kjo dhunë imorale nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë. SHBA, përsërit edhe një herë angazhimin e saj për të mbështetur qeveritë e Turqisë dhe Irakut si dhe popujt e këtyre dy vendeve".
Në një sulm të armatosur të ndërmarrë në një restorant në qytetin Erbil të Irakut, u martirizua një diplomat turk me detyrë në konsullatën e përgjithshme të Turqisë në Erbil, gjithashtu gjatë këtij sulmi humbi jetën edhe një shtetas irakian.