Emel Öz Gözellik
08 Janar 2018•Përditësim: 09 Janar 2018
NEW YORK (AA) - Trump Tower që ndodhet në qytetin New York të SHBA-ve është përfshirë nga zjarri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e Njësisë së Zjarrëfikësve të New York-ut, njoftuan se zjarri është shkaktuar nga sistemi i kondicionimit, dhe se në ngjarjen janë lënduar 2 persona.
Gjithashtu theksohet se zjarri ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në katin e fundit të Trump Tower.
Më tej bëhet e ditur se ekipet e zjarrëfikësve kanë intervenuar mbi zjarrin. Në këtë ndërtesë gjenden apartamente luksoze dhe zyra.