Kasım İleri
19 Dhjetor 2017•Përditësim: 19 Dhjetor 2017
WASHINGTON (AA) – Tre pasagjerë humbën jetën në një aksident hekurudhor në Washington dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia e Qarkut Pierce tha se treni i pasagjerëve Amtrak pranë qytetit DuPont doli nga binarët. Personat e lënduar u transportuan në spitalet në Pierce dhe Thurston, ndërsa katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Drejtori i Amtrak, Richard Anderson, tha se sistemi që kontrollon shpejtësinë e trenit nuk ishte aktiv në momentin e aksidentit.
Përveç pasagjerëve, në tren ishin edhe pesë anëtarët e ekuipazhit. Komisioni Kombëtar për Sigurinë në Trafik në vendin e aksidentit dërgoi një ekip hetimor prej 20 anëtarësh.