Eda Özdener
09 Janar 2022•Përditësim: 10 Janar 2022
Bora e parë e këtij viti ra të premten në shtetet verilindore New York, New Jersey dhe Connecticut, raporton Anadolu Agency (AA).
Bora ka filluar të bjerë të premten rreth mesnatës, ndërsa ka vazhduar edhe gjatë së shtunës.
Trashësia e borës në New York ishte rreth 10 centimetra, kurse në disa pjesë të Long Island dhe New Jersey-t ajo arriti në 20 centimetra.
Guvernatori i New Jersey-t, Phil Murphy, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
"Nëse keni mundësinë të punoni në distancë, mund ta përdorni këtë opsion për të shmangur bllokimin e trafikut në mëngjes", tha Murphy.