Sümeyye Dilara Dinçer
24 Nëntor 2020•Përditësim: 25 Nëntor 2020
Një person i dyshuar për kryerjen e një sulmi në një kishë në shtetin amerikan të Kalifornisë është arrestuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia e qytetit San Joze tha se i arrestuari dyshohet të ketë vrarë dy persona.
Identitetet e të vrarëve në sulm nuk janë bërë të ditura ende.
Më herët, kryebashkiaku i qytetit San Joze, Sam Liccardo, njoftoi në Twitter se një sulm ishte kryer në kishë.
Ai shtoi se në kohën e sulmit në kishë nuk zhvillohen ndonjë rit fetar, por në të ishin strehuar të pastrehët nga të ftohtit.