Ekip
02 Dhjetor 2019•Përditësim: 03 Dhjetor 2019
Qindra fluturime janë anuluar gjatë fundjavës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të stuhisë së borës, gjë që iu vështirosi njerëzve kthimin në shtëpitë e tyre pas festës shtetërore të Ditës së Falënderimeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ueb faqja për ndjekjen e fluturimeve "FlightAware" njoftoi se të dielën janë anuluar 506 fluturime dhe të shtunën 407.
Më së shumti fluturime janë anuluar në San Francisko, Newark dhe New Jersy.
Për shkak të erës së fuqishme dhe shiut arritjet e aeroplanëve në San Francisko vonohen deri në katër orë e gjysmë.
Shërbimi federal i aviacionit njoftoi se disa fluturime për Newark janë vonuar mesatarisht deri në dy orë e gjysmë.
Për shkak të stuhisë së borës në shtetet federale Wyoming dhe Colorado janë bllokuar një numër rrugësh, të cilat pas pastrimit u rihapën.