Zehra Ulucak
02 Nëntor 2017•Përditësim: 02 Nëntor 2017
WASHINGTON (AA) – Veprat penale të abuzuesve ndaj fëmijëve në SHBA, do të regjistrohen në pasaportat e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti Amerikan i Shtetit në një njoftim thekson se pasaportat e personave të cilët janë identifikuar se kanë bërë abuzime ndaj fëmijëve do të anulohen. Në njoftim thuhet se nga abuzuesit do të kërkohet që të aplikojnë për pasaporta të reja, ku do të përfshihen të dhënat "njoftuese" për gjendjen e tyre.
Në pjesën e brendshme të kopertinës së pasme të pasaportës, e cila do të jepet për abuzuesit e fëmijëve do të përfshihet fjalia “Bartësi i pasaportës, është shpallur fajtor për veprën penale abuzim ndaj personit të mitur dhe (në bazë të ligjeve të SHBA-ve) ndodhet në kategorinë e abuzuesve seksual."
Në deklaratë po ashtu thuhet se ata të cilët kanë kryer vepra penale të abuzimit të fëmijëve, nuk do të mund të kenë dokumente të ndryshme të udhëtimit. Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili jep pasaportat në SHBA, bëri të ditur se emrat e personave abuzues do të merren nga Departamenti i Imigracionit dhe Zbatimit Doganor të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve dhe se menjëherë do të njoftojnë autoritetet përkatëse. Pronarët e pasaportave të cilët do të preken nga ky aplikim, do të mund të udhëtojnë jashtë shtetit me pasaportën aktualë deri sa ky ndryshim të hyjë në fuqi.
Nuk ka informacione se kur do të formohet lista nga zyrtarët e Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare. Në anën tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se fjalia që do të shtohet në pasaportë nuk do të ndalojë daljen e personave nga SHBA-ja dhe se nuk do të ndikojë edhe në afatin e vlefshmërisë së pasaportave të tyre.