Bota

SHBA, 431 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në 33.438.248, me 11.315 raste në 24 orët e fundit

Betül Yürük   | 12.06.2021
SHBA, 431 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 599.181, prej të cilëve 431 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.438.248, me 11.315 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,8 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 63 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 172 milionë persona, prej të cilëve mbi 142 milionë kanë marrë dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın