Betül Yürük
27 Gusht 2020•Përditësim: 28 Gusht 2020
Uragani Laura, një nga më të fuqishmit që ka goditur SHBA-në, vrau tre persona në shtetin e Luizianës, raporton Anadolu Agency (AA).
Uragani Laura, i cili përfshiu Luizianën me intensitet të kategorisë 4 dhe goditi Gjirin e Meksikës në jug të SHBA-së, shkaktoi viktima dhe dëme materiale.
Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, njoftoi se tre persona vdiqën në këtë shtet për shkak të stuhisë.
Edwards tha se mesin e vdekurve ishte një vajzë 14-vjeçare që vdiq si pasojë e një peme që ra mbi shtëpinë e saj në qytetin Leesville.
Uragani Laura vazhdon të lëvizë në brendësi nga zonat bregdetare, pavarësisht se ka humbur fuqinë dhe është kthyer në një stuhi tropikale.
Uragani, i cili shkaktoi dëme të mëdha, rritje të nivelit të ujit dhe dhe përmbytje në vendet ku kaloi, la 700.000 njerëz pa energji elektrike në shtetet e Luizianës dhe Teksasit.
Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së paralajmëroi se Laura mund të "shkaktojë tornado në Arkansas dhe Tennessee".