Emel Öz
08 Shkurt 2022•Përditësim: 08 Shkurt 2022
Gjykata Federale e SHBA-së ka urdhëruar administratën amerikane të paguajë 230 milionë dollarë dëmshpërblim për sulmin e armatosur në një kishë në shtetin e Teksasit në vitin 2017 ku humbën jetën 26 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të "Washington Post", gjyqtari Xavier Rodriguez tha se dëmshpërblimin prej 230 milionë dollarësh që do të paguajë administrata amerikane do t'u jepet familjeve të 26 personave që humbën jetën në sulm dhe të mbijetuarve.
Rodriguez theksoi se humbjet dhe dhimbjet e përjetuara nga këto familje ishin "të paparashikueshme".
Ish-personeli i Forcave Ajrore, Devin Patrick Kelley kreu një sulm të armatosur në Kishën Baptiste në Sutherland Springs, Teksas, më 5 nëntor 2017, duke vrarë 26 persona dhe duke plagosur 20 të tjerë.
Një padi u ngrit kundër qeverisë federale me arsyetimin se kishte pakujdesi nga familjet e të vrarëve në sulm.
Në korrik të vitit të kaluar, Gjykata Federale vendosi se Forcat Ajrore të SHBA-së ishin 60 për qind përgjegjëse për sulmin në kishë.
Në vendim, ku thuhet se Kelley ishte përgjegjës 40 për qind dhe Forcat Ajrore 60 për qind për sulmin në kishë, në vendim thuhet: "Nëse administrata do të kishte bërë punën e saj dhe do të kishte raportuar siç duhet dosjen kriminale të Kelley në sistemin e kontrollit, mund të kishte më shumë gjasa për të penguar sulmuesin nga sulmi me armë në kishë".