Bahtiyar Abdukerimov
05 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
TASHKENT (AA) - Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve të djeshme presidenciale në Uzbekistan, ka fituar kandidati i Partisë Liberal Demokratike Shavkat Mirziyoyev me 88.61 përqind të votave, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Uzbekistanit sot herët ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur dje, ku me 88.61 përqind të votave në raundin e parë ka fituar ushtruesi i detyrës së presidentit dhe kryeministri i atij vendi Shavkat Mirziyoyev
Hotamjon Ketmonov nga Partia Popullore Demokratike ka fituar 3.73 përqind të votave, Nariman Umarov nga Partia Social Demokratike e Drejtësisë ka marrë 3.46 përqind dhe Sarvar Otamuratov nga Partia Demokratike e ringjalljes kombëtare ka mbledhur 2.35 përqind të votave.
Islam Karimov, i cili ndërroi jetë në shtator në moshën 78-vjeçare, ka udhëhequr me Uzbekistanin në 27 vitet e fundit. Ai ishte udhëheqës i vendit të tij para dhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Në postin e kreut të shtetit do ta trashëgojë bashkëpunëtori i tij më i afërt Mirziyoyev.