Bahtiyar Abdukerimov
06 Shtator 2016•Përditësim: 06 Shtator 2016
TASHKENT (AA) – Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i cili qëndron për vizitë në Uzbekistan pas vdekjes së presidentit të këtij vendi Islam Karimov, deklaroi se Rusia dhe Uzbekistani janë partnerë strategjik dhe se vendi i tij do të bëjë gjithçka që nevojitet për t'i ofruar mbështetje qeverisë dhe popullit të Uzbekistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Karimov javën e kaluar ndërroi jetë në një spital në Tashkent, ku u kurua si pasojë e sulmit në tru.
Presidenti Putin vizitoi sot varrin e tij, duke dërguar porosi ngushëllimi për bashkëshorten e presidentit Tatjani dhe vajzën e tij Loli.
Putin më pas mbajti takim me kryeministrin e këtij vendi Shavkat Mirziyoyev, ndërsa me këtë rast theksoi se Karimov në ditët e vështira ka bërë gjëra të mëdha për vendin e tij.