Gülşen Topçu
05 Mars 2016•Përditësim: 05 Mars 2016
BAGDAD (AA) – Së paku 38 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 46 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve në kryeqytetin e Irakut, Bagdad dhe në qytetet Ramadi dhe Falluxha, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mesin e 38 të vrarëve, 24 janë pjesëtarë të organizatës terroristë DAESH.
Zyrtari policor, Selman el-DXhabiri deklaroi për AA se një ushtar ka vdekur gjatë sulmit me granatë mbi një stacion policor në fshatin Arab Xhebbur në pjesën jugore të Bagdadit, ku mbetën të plagosur pesë policë.
Xhabiri thekson se gjatë sulmeve në lagjet El-Emina, El-Mahmudiyye, El-Verdiyye dhe El-Huseyniyye në lindje të Bagdadit janë vrarë shtatë civilë dhe 36 të tjerë kanë mbetur të plagosur.